SHPËRNDAJE

Certifikohen rreth 20 nxënës të shkollës profesionale “ Shaban Spahija “ në Pejë në zhvillimin e web faqeve përmes HTML,CSS, JavaScript dhe WordPress CMS .

19 Prill në kuadër të projektit Rina dhe Punësimi u certifikuan rreth 20 nxënës të shkollës profesionale “ Shaban Spahija “ në Pejë. Nxënësit u certifikuan në zhvillimin e web faqeve përmes të HTML,CSS, JavaScript dhe WordPress CMS.

Iniciativat ishin pjesë e masave testuese të projektit Rinia dhe Punësimi të zbatuara nga J-Patterns në bashkëpunim me shkollën teknike “Shaban Spahija” në Pejë dhe përkrahje financiare të Solidar Suisse Kosova.

Iniciativa të tilla kanë për qëllim plotësimin e studenteve me shkathëti praktike dhe lehtësimin e rrugëtimit të tyre në treg të punës gjegjësisht të punësimit.

Organizata të tjera OJQ ndërkombëtare e vendore prezentë në Kosovë duhet ti referohen këtyre iniciativave të ngjashme dhe të veprojnë njësoj duke orientuar misionet e tyre dhe shpenzimet e tyre bugjetore në aktivitete të ngjashme që sjellin rezultate konkrete si kjo e organizatës Solidar Suisse Kosova.

Rinia kosovare ka nevojë për aftësim dhe shkollim në fusha aktuale që kërkon tregu i punës.

Iniciativa të këtilla janë gjithnjë të mirëseardhura.

Ju lumtë Solidar Suisse Kosova