SHPËRNDAJE

Sukseset e Dr. Ing – Gurakuq Hasan Dajakut nuk kanë të ndalur

Ligjërues dhe bashkëpunëtor shkencor pranë Universitetit Ushtarak në Mynih të Gjermanisë, në këtë javë është duke marrë pjesë në njërën prej konferencave më të mëdha shkencore për “Elektromobilitetin – Makinat Elektrike”, e cila është duke u zhvilluar në qytetin Miami (Florida), SHBA.

Përveç shkencëtarëve-studiuesve të shumtë nga universitetet më prestigjioze të botës, në këtë ngjarje janë prezent edhe shumë ekspertë e menaxherë nga kompanitë më të njohura të automobilave elektrikë, si: Mercedes-Benz, Tesla, Tyota, BMW, General Motors, etj…

Për shkak të zhvillimit të hovshëm të kësaj teknologjie dhe aplikimit të saj në industri, këtë eveniment shkencor janë duke e përcjell nga afër edhe përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë.

Dr. Ing – Gurakuq Dajaku, përveç që prezanton risitë e tij në fushën e makinave elektrike, vlen të theksohet se ai është edhe anëtar i panelit shkencor në këtë konferencë, ku është marrë edhe me përzgjedhjen e projekteve të studiueseve të vendeve të ndryshme, të cilat do të prezantohen në këtë sesion. Këtë ia kërkuan organizatorët e këtij evenimenti, duke marrë parasysh sukseset e tij, si dhe shprehjen e interesimit të lartë për punën e tij hulumtuese nga ana e shumë studiueseve dhe ekspertëve të universiteteve e kompanive të njohura në botë.

Deri më tani një pjesë e madhe nga puna e Gurakuqit është aplikuar në modelin e makinave “hibrid” dhe në teknologjinë e makinave tërësisht “elektrike”, gjithashtu, dhjetëra invencione – shpikje rreth “motorëve elektrikë” i janë patentuar në vendet e ndryshme, të cilat janë duke e zhvilluar këtë teknologji, si në Evropë, Amerikë dhe Azi.

“Mendjet e ndritura bëjnë vepra të mëdha. Ata janë e ardhmja. Te tillët i don edhe Zoti.”