SHPËRNDAJE

Kosova Education Magazine në Panairin e Universiteteve Amerikane

American Advising Center, dhe EducationUSA Network dhe Ambasada e Amerikës në Kosovë, kanë organizuar panairin vjetor EducationUSA me dhjetë (10) përfaqësues nga Universitete dhe Kolegje të ndryshme nga Sh.B.A. Panairi u mbajt në Prishtinë me një pjesëmarrje të rreth 1,300 studentëve, nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve.

Panairin e vizituan edhe Ambasadori i SH.B.A në Kosovo, Z. Greg Delawie, dhe Zëvendës Ministrat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Science dhe u takuan me studentët dhe përfaqësuesit e universiteteve.
Risi në këtë panair ishte revista Kosova Education e cila u shpërnda falas tek të pranishmit në më shumë se 1000 kopje. Të pranishmit e vlerësuan shumë pozitivisht revistën dhe përgëzuan një iniciativë të tillë që për vite kishte munguar në Kosovë.

Revista në duar të studentëve reflektonte një ringjallje të dëshirës për dituri. Ata e mbanin revistën në duar me aq pasion dhe dashuri. Iu pëlqente ndjenja që dikush ka bërë diçka vetëm për ata, vetëm për arsimin vetëm për të ardhmen e tyre.

Urime revistën Kosova Education Studentë dhe Shkollarë të Kosovës!