SHPËRNDAJE

David L. Reese, Ed. D.
Chief Academic Officer
Defined Learning

Ekspoloresit si Vasco de Gamma, Ponce de Leon, dhe Magellan kanë përdorur hartat për të lundruar në oqeanet dhe ujërat e botës për të gjetur rrugë dhe vende të reja. Disa nga këto vende ishin të njohura, por shumë nga këto vende ishin të panjohura dhe në pritje për t’u zbuluar. Harta ishte vetëm një pjesë e udhëtimit për të arritur në destinacion. Kapiteni duhej të kishte njohuri në shumë fusha të ndryshme siç janë yjet, motin, rrymat e ujit, si dhe të ketë njohuri mbi mjetet e nevojshme për të aplikuar këto njohuri. Ekuipazhi ishte shume kompleks, dhe ishte e domosdoshme që kapiteni të udhëhiqte ekuipazhin dhe të maksimizonte dobitë nga puna e tyre. Shpesh aftësitë e çdo anëtari të ekuipazhit ishin të ndryshme. Aftësia për të bashkëvepruar dhe për të punuar me udhëheqësit e vendeve dhe porteve të ndryshme nëpër botë ishte gjithashtu e domosdoshme për të bërë ekspedita të suksesshme.

Kurrikula (Plani Mësimor) është i ngjashëm. Në atë kurrikulë është një hartë për tek një destinacion i caktuar. Harta është vetëm një pjesë e kurrikulës. Për tu bërë vërtetë të suksesshëm në një botë të pasigurt, nxënësit duhet të bëhen Navigues të Mësimnxënies. Përmes një procesi të mirëfilltë mësimor nxënësit shfrytëzojnë aftësitë e tyre të buta, mësojnë si të zgjidhin probleme, përdorin aftësi të ndryshme nga fusha të ndryshme përmbajtjesore për të zbuluar destinacione të reja dhe për të ditur paraprakisht përgjigjet e sfidave të ndryshme.

Në “boten reale” përmbajtja akademike rrallë mund të ekzistojë në izolim. Bota në të cilën ne jetojmë kërkon nga ne që të përdorim njohuritë përmbajtjesore nga disiplina të shumta për të lundruar botën dhe për të zgjidhur probleme në jetën tonë të përditshme dhe në botën që na rrethon. Ky kusht fillon themelin për të krijuar një kurrikulë autentike dhe tërheqëse. Është e domosdoshme për nxënësit që të kenë njohuri të bazuara në themele të forta nga përmbajtja që ofrohet në shkollat e tyre. Aplikimi i kësaj përmbajtje në situata të reja dhe ” të pa eksploruara” ua lejon nxënësve që ta përdorin këtë përmbajtje në mënyra të ndryshme për të demonstruar kuptimin e vërtetë. Në çdo situatë, studentët do të duhet të aplikojnë informacione nga përmbajtje të fushave të ndryshme për të zgjidhur një problem, apo të adresojnë një situatë nëpërmjet zhvillimit të produkteve të ndryshme.

Për shembull, arkeologët detar përdorin një shumëllojshmëri të mësimeve për të ju ndihmuar për të bërë planin dhe për të implementuar një mision. Shpesh, zbulimi i një anije të fundosur ngre shqetësime lidhur me artefakte të ndryshme historike dhe etikën që ka të bëjë me mbetjet e mundshme njerëzore. Nxënësit duhet të kuptojnë rëndësinë e mirëmbajtjes së vendndodhjes së anijes së fundosur por edhe që në të njëjtën kohë të jenë në gjendje të nxjerrin objekte ose për ti dërguar në muze ose për ti shitur dhe për të financuar eksplorime të ngjashme në të ardhmen. Nxënësit duhet të kuptojnë se si mund të ndikohen ekosistemet nga anijet pasi që janë fundosur dhe çështje tjera që mund të ndërlidhen me eksplorimin përbrenda anijes së fundosur. Nga këndvështrimet e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikes (SHTIM), nxënësit duhet të kuptojnë inputet dhe rezultatet e domosdoshme për të arritur deri te rrënojat e anijes. Ky udhëtim mund të ketë nevojë për një mjet lëvizës që operohet nga larg dhe presioni i ujit që ekziston në thellësitë e ndryshme ndikojnë në funksionet e mjetit lëvizës. Gjithashtu, studentët duhet të mendojnë për zgjidhje inovative për të nxjerrë artefaktet duke ruajtur në të njëjtën kohë integritetin e anijes së fundosur. Shpesh disa qeveri mund të luftojnë në lidhje me të drejtën e sovranitetit të anijes, duke krijuar shumë debat në lidhje me pronarin e vërtetë të anijes dhe të gjërave që mund të gjenden aty.

Një tjetër atribut kritik i një kurrikule autentike dhe tërheqëse është edhe përdorimi i aftësive që mund ti ndihmojnë studentët të bëhen “të gatshëm për të ardhmen” dhe navigatorë të mësimnxënies (lundrues në mësimnxënie). Këto aftësi shpesh referohen si aftësi të shekullit 21 ose të 4c-së (Communication, collaboration, creativity, critical thinking) apo ne shqip (Komunikimi, bashkëpunimi, kreativiteti dhe të menduarit kritik). Është esenciale për shkollat dhe mësuesit të u sigurojnë nxënësve mundësi për ti përdorur dhe për ti aplikuar këto aftësi, për të adresuar çështje dhe për të zgjidhur probleme. Aftësi të tjera që përfshihen janë zgjidha e problemeve, aftësi të globalizimit, dhe ndërmarrësi.

Në shembullin e arkeologeve detar, nxënësit duhet të bashkëpunojnë mes veti për të mbledhur dhe për të shfrytëzuar informacionin në lidhje me mbetjet dhe lokacionin e anijes së fundosur. Pastaj ata duhet të mendojnë në mënyrë kritikuese për të determinuar mënyrën më të mirë për të naviguar (hulumtuar) mbetjet e anijes. Duke u bazuar në audiencën e synuar, ata kanë nevojë për të komunikuar këto gjetje nëpërmjet të disa llojeve të ndryshme të produkteve dhe tua shpjegojnë vlerën e anijes së fundosur dhe përmbajtjen e saj. Për të qenë të suksesshëm, këto produkte duhet të jenë të hartuara në mënyrë kreative dhe të merret parasysh kultura e njerëzve që iu dedikohet. Përdorimi i teknologjisë mund të jetë i dobishëm në zhvillimin dhe prezantimin e produkteve të caktuara.

Procesi i udhëzuar hetimor përdor detyra të performancës për të ndihmuar nxënësit që të strukturojnë problemin apo projektin. Shumë edukatorë përdorin formatin Understanding by Design GRASP (Wiggins & McTighe, 2005) apo në shqip të Kuptuarit në bazë të Dizajnimit për zhvillimin e një detyre. GRASP është një akronim për Goal – Qëllim, Role – Rol, Audience – Audiencë, Situation – Situata, dhe Products – Produktet. Kjo kornizë paraqet mundësinë për studentët që të analizojnë sfidën dhe të fillojnë të përcaktojnë mënyrën më të mirë për të ecur përpara. Detyrat e performancës kanë disa komponentë kryesorë. Një karakteristikë e rëndësishme është se ato shpesh kanë më shumë se një përgjigje të saktë. Këto detyra u kërkojnë nxënësve që të përdorin më shumë aftësitë e larta të menduarit, si dhe aftësitë e shekullit 21. Kjo ua mundëson nxënësve që të krijojnë një lidhje personale me detyrën.

Nxënësit duhet paraprakisht të kuptojnë detyrën para dhe më e rëndësishmja ta kuptojnë edhe rolin e tyre në atë detyrë, si dhe ta kuptojnë edhe audiencën e cila edhe është fokusi i krijimit të produktit. Qëllimi do ta shpie këtë hulumtim dhe njohurinë e komunikimit te audienca e tyre. Në këtë proces ata kanë nevojë që të përdorin dëshmi nga përmbajtja dhe hulumtimi, për të justifikuar konkluzionet e tyre dhe për të mbështetur perspektivat e tyre.

Për ta bërë këtë proces të suksesshëm, duhet të përdoren strategjitë mbështetëse mësimore. Një numër i proceseve hetimore relevante mund të jenë të dobishme. Një version i sintetizuar i Cycle of Learning for Authentic Work (Pahamov, 2014) – Cikli i mësimnxënies për Punë Autentike (Pahamov, 2014) dhe Buck Institute’s (2015) Gold Standard for PBL – Instituti Buck (2015) standard për PBL janë dy burime të mëdha për kuptimin dhe zbatimin e detyrave të performancës. Në kuadër të këtij procesi pedagogjik hulumtimi fillon me shtytjen e procesit duke u bazuar në audiencën e synuar. Hulumtimi kryhet dhe bashkëpunimi ndodh ndërmjet anëtareve të grupit. Është jashtëzakonisht e vlefshme kur të arrihet që nxënësit të punojnë në grupe. Grupet me nga tre anëtarë janë ideale. Rezultati i këtij bashkëpunimi është zhvillimi i produktit dhe prezantimi. Duke i bërë nxënësit që të luajnë në role për audiencën apo duke pasur një audiencë autentike e forcon relevancën apo lidhshmërinë e procesit dhe e rrit angazhimin e nxënësve. Nxënësit ndihen më shumë krenar kur e ndajnë punën e tyre me të tjerët në një ambient të një situate reale jetësore.

Reflektimi është pjesa e fundit e procesit. Në botën e vërtetë, rrallë ndodhë që versioni i parë të jetë edhe versioni final. Ky është shpesh një moment “ëh hë” pasigurie për nxënësit. Ku mund të jetë gjithashtu edhe shansi për të bërë një vetë – reflektim, për të konsideruar edhe reagimin apo vlerësimin e bashkëmoshatarëve gjithashtu edhe mendimin apo reagimin nga mësimdhënësit apo audienca.

Krijimi i një kurrikulë autentike dhe tërheqëse është mjaft sfiduese për mësimdhënësit dhe sistemet arsimore. Qëllimi është që të krijojmë një ambient ku mund të ndahen idetë tona dhe të sigurohemi që kjo të ndodhë qëllimisht dhe në harmoni me objektivat mësimore në lëndë të ndryshme. Këto ide mund të përforcojnë vizionin për një shkollë e cila bazohet në atë se çfarë qytetarë dëshirojnë të prodhojnë pasi që nxënësit të kenë kryer sistemin shkollor. Duke bërë lidhjen e përmbajtjes dhe aftësive nëpërmjet një procesi kuptimplotë mësimdhënie dhe mësimnxënie, përfitojnë të gjitha palët e interesit dhe i përgatit nxënësit për udhëtimin e tyre të mëtutjeshëm.

Ky proces mund të ndihmojë nxënësit të fitojnë aftësitë e nevojshme për t’u bërë navigatorë (lundrues )të mësimnxënies. Për eksploruesit e mëhershëm, të panjohurat me të cilat ata u ballafaquan, shpesh dolën të jenë tepër të suksesshme. Ata filluan udhëtimin e tyre në kërkim për një gjë dhe gjatë procesit kane gjetur shumë më tepër se që kanë kërkuar në fillim. Kur nxënësve u jepet mundësia që të mprehin apo perfeksionojnë aftësitë dhe përmbajtjet e nevojshme, nxënësit do të jenë më mirë të përgatitur për të eksploruar botën dhe të mësuarit e tyre.

Referencat:
– Cabrera, D. & Cabrera, L. (2009). Thinking at every desk. New York: Norton & Co.
– Hoerr, T. R. (2013). Fostering grit. Alexandria, VA:ASCD
– Larmer, J. & Mergendoller, J. (2015, April 21). Gold standard PBL: Essential project design elements. Buck Institute for Education. Retrieved December 15, 2016, from:
http://www.bie.org/blog/gold_standard_pbl_essential_project_design_elements
McTighe, J. & Wiggins, G. (2005). Understanding by design. Alexandria, VA: ASCD.
– Pahomov, L. (2014). Authentic learning in the digital age. Alexandria, VA: ASCD
– Partnership for 21st Century Skills (2015). Characteristics of 21st Century learners. Retrieved December 12, 2016, from:
http://www.p21.org/
– International Center for Leadership in Education (2014). Rigor/Relevance framework. Retrieved December 13, 2016, from:
http://www.leadered.com/our-philosophy/rigor-relevance-framework.php