SHPËRNDAJE

MENAXHIMI I ANËS NJERËZORE TË NDRYSHIMIT

nga  JT REHILL

Tetorin e kaluar kisha nderin të jem një nga prezantuesit në Samitin e Kosova Learning e organizuar nga American School of Kosova. Gjatë kohës sime të shkurtër atje, kam takuar shumë mësimdhënës të mrekullueshëm e të përkushtuar, të cilët sakrifikuan kohën e tyre të lirë që të angazhoheshin në mësimin e tyre profesional dhe të fillojnë një komunikim masiv, i cili shpresoj se do të rritet.

Në këtë frymë, unë dua të ndaj disa mendime në një temë që është qendrore në punën që unë bëjë në trajnimet e mësimdhënësve dhe punën me shkollat për të rritur kapacitetin e tyre: duke menaxhuar ndryshimin. Si mësimdhënës, ne jemi në një biznes i cili është na ndryshim të vazhdueshëm. Ne menaxhojmë ndryshimin çdo ditë. Ne i ftojmë studentët tanë të ndryshojnë mendimet e tyre, të zhvillojnë perspektiva të reja, të ndryshojnë fizikisht mënyrën se si truri i tyre e kupton botën dhe interpreton informacionet e ndjeshme.

Në fakt, ne përqafojmë ndryshimin çdo ditë, disa ndryshime më pak të rëndësishme ( si zgjedhja për këpucë të reja ose blerja e një telefoni të ri), disa ndryshime më të mëdha (si zgjedhja për tu martuar apo për të pasur fëmijë). Në shumë mënyra, janë pikërisht ndryshimet në jetën tonë që e bëjnë atë interesante. Kështu që, edhe pse njerëzit nuk e kanë problem ndryshimin, ata rrallë herë e pëlqejnë të jenë të detyruar të ndryshojnë. Kjo është se nga vjen rezistenca dhe çfarë e bënë ndryshimin në shkolla – pavarësisht se a bëhet fjalë për të ndryshuar praktikat tona mësimore apo integrimin një teknologji të re në klasat tona  – kjo nuk është detyrë e lehtë.

Kur prezantohet çfarëdo ndryshim i ri, pa marrë parasysh sa i vogël, ne kalojmë nëpërmes një proces adaptimi të vështirë emocional, një që për së afërmi përkon me fazat e një ndjenje hidhërimi apo brengosjeje. Megjithatë, humbja jonë është nga pikëpamja se si ne e shohim botën tonë, realiteti në të cilin ne besojmë. Së pari, ne ndeshemi me ndonjë ndryshim të papritur me shok apo befasi. Shpesh kjo përcillet nga situata mohim – një refuzim për të besuar se ndryshimi është duke ndodhur. Dhe, me shumë iniciativa ndryshimesh në shkolla, kjo është faza se sa larg duhet mësimdhënësit të shkojnë para së të vendosin për të vënë një rezistencë të fortë ndaj ndryshimit në tërësi.

Në fund të kthesës së ndryshimit emocional, shtrihet frustrimi dhe mosangazhimi. Në këtë pikë në qëndrojmë në një udhëkryq – a vendosim që të eksperimentojmë me ndryshimin apo ta braktisim atë krejtësisht?! Ata të cilët e braktisin atë do të kenë vështirësi më të mëdha përderisa ndryshimi vazhdon në mjedisin ku ata janë, ndërsa shumë e më shumë mësimdhënës marrin vendim ta provojnë këtë realitet të ri dhe fillojnë të ndajnë sukseset, ku shumica do të përparojnë drejt integrimit të plotë.

Nga perspektiva e udhëheqësish së një shkolle, për t’i tejkaluar këto sfida dhe për të lehtësuar procesin në vazhdim, është esenciale që në fillim të këtij procesi diskutohet qartë në lidhje me ndryshimin në fjalë. Mësimdhënësit duhet të kuptojnë më shumë se karakteristikat e një pjese të re softwerike apo hardwerike, ose si të përdorin strategji të reja të mësimdhënies; ata duhet të dinë përfitimet që ky ndryshim do të ketë për studentët dhe mësimnxënien e tyre. Pa komunikim të mirëfilltë apo në mungesë të informacionit, thashethemet do shtohen dhe do shërbejnë për të prishur procesin e ndryshimeve ende pa fituar vëmendje pozitive.

Kur procesi i ndryshimit bëhet i vështirë dhe emocionet janë në pikën më të ulët, është e domosdoshme për mësimdhënësit që të kenë mbështetjen e kolegëve. Pa lidhjen me të tjerët është shumë e lehtë të hasësh në qorrsokak. Në fund, për t’i ndihmuar mësimdhënësit të kalojnë nëpër fazat e fundit të kërkimit dhe të përkushtimit, është esenciale që të komunikohet një vision i qartë se kah është duke shkuar procesi i ndryshimit dhe si ndërlidhet me përmirësimin e mësimdhënies dhe mësim-nxënies. Pa drejtim dhe informacion të qartë, njerëzit mund të humbin lehtë përgjatë rrugës së ndryshimit.

Mbështetja për mësimdhënësit për të menaxhuar ndryshimet

Për të menaxhuar në mënyrë të suksesshme integrimin e kompjuterit dhe teknologjisë informative në shkolla, dhe më e rëndësishmja të sigurohet se këto përpjekje kanë një ndikim pozitiv në mësiminxënien e nxënsëve duke ndryshuar praktikat mësimore të mësimdhënësve në klasë, është e rëndësishme të mbahen në mend hapat në vijim:

1. Plan për dallimet në mes të mësimdhënësve:
Ashtu siç dallojnë mësimdhënësit nga nga mënyra se si i shohin studentët e tyre, është me rëndësi të merret në konsideratë se çdo mësimdhënës e ka nivelin e vet të afërsisë, të gatishmërisë dhe interesit. Mësimi profesional përreth ndryshimit dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në mënyrë efektive duhet të vlejë për të gjithë – që nga më fillestari e deri tek ai me më eksperiencë në skuadër.

2. Të sigurohet se kultura e shkollës e mbështet bashkëveprimin e mësimdhënësve: Shumë shpesh, brenda dhe mes shkollave, mësimdhënësve u sigurohet kohë shumë e limituar për të bashkëpunuar me mësimdhënësit e tjerë, edhe brenda departamenteve të tyre. Hulumtimet vazhdimisht kanë treguar se mësimi përmirësohet në mënyrë dramatike kur ka bashkëpunim të fortë dhe punë ekipore ndërmjet mësimdhënëve. Ne duhet të punojmë që të ofrojmë më shumë mundësi bashkëpunimi jo vetëm për mësimdhënësit, por për shkollat që janë duke punuar në ndryshime të njëjta apo të ngjashme, që të jenë në gjendje të performojnë në mënyrë më efektive në nivel institucional.

3. Të sigurohet përcjellja e mëtutjeshme dhe mbështetje të vazhdueshme:
Më shumë se kurrë, mësimdhënësit kërkojnë mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e tyre profesional në mënyrë që ata ta drejtojnë profesionin në epokën e informacionit, ku ndryshimi është duke ndodhur më shpejt se kurrë më parë. Sfida më e madhe nuk është në prezantimin e informacionit të ri apo në trajnimin e mësimdhënësve në përdorimin apo vlerat e teknologjisë së re. Sfida reale është ta bëjnë të kapshme, kështu që ata të aplikojnë atë se çfarë kanë mësuar në klasë. Shumë shpesh në faza të hershme të implementimit të ndryshimit, mësimdhënësit kthehen sipas mënyrave të tyre të vjetra, sepse nuk ka mjaftueshëm mbështetje të vazhdueshme që i ndihmon në adaptimin e një mënyre të re të menduarit.

Disa do të argumentonin se sistemi ynë i edukimit ka nevojë për ndryshime, shkollat duhet t’i adaptohen shekullit 21. Dhe sigurisht që askush nuk mund ta mohoj se mësimdhënësit duhet t’i përshtaten ndryshimeve botërore vazhdimisht. Megjithatë, nëse fokusohemi tepër në menaxhimin e procesit, aftësive, ose tekonologjisë, çdo ndryshim mund të dështoj.

Të sigurohemi që të kujtojmë çdo herë që të investojmë në anën njerëzore të ndryshimit.


Artikull i shkëputur nga numri i II-të i revistës Kosova Education.

Për të pranuar falas revistën e plotë ju lutem dërgoni email në kosovaeducation@gmail.com .

Ju ftojmë ta shpërndani artikullin në rrjetet tuaja sociale.