SHPËRNDAJE

Përderisa bota rreth neve ndryshon, ka shumë diskutime në fushën e arsimit për mënyrën më të mirë për përgatitjen e studentëve për një të ardhme  të paparashikueshme  dhe që vazhdimisht  po evoluon . Edukatorët mbajnë përgjegjësi të madhe, jo vetëm për të mësuar faktet, formulat dhe konceptet, por më e rëndësishmja për të zhvilluar mendimtarë kritik të fortë, komunikues, zgjedhës të problemeve.

Nuk është një detyrë e lehtë, përderisa teknologjia  gjithmonë përparon dhe prek çdo ndërveprim me botën tonë dhe njëri-tjetrin. Meqë krijohen vende të reja pune, burime dhe sfidat e lidhura, po ashtu  edhe perspektivat në edukimin për sukses në shoqërinë bashkëkohore. Në përgjigje të kësaj, shumë institucione private dhe publike arsimore në të gjithë botën janë duke bërë zhvendosje drejt mësim nxënies të bazuar në kërkim . Por çfarë është saktësisht mësimnxënia e bazuar në kërkim?

Udhëzimi për mësimnxënie është një metodë e mësimdhënies dhe mësimnxënies që vendos pyetjet, idetë dhe vëzhgimet e nxënësve në qendër të përvojës (Ontario Minstry, 2013). Nxënësit  janë përgjegjës për mësimnxënien e tyre,  të nxitur nga kureshtja e natyrshme se si funksionon bota. Të vendosur në situata të ndryshme të botës reale, nxënësit angazhohen në zgjidhjen e problemeve në mënyrë kreative dhe bashkëpunuese. Nëpërmjet këtyre përvojave, ata përdorin njohuri paraprake për të bërë pyetje  dhe për të vazhduar kërkimin. Studentët kanë  zë në atë që ata duan të mësojnë nëpërmjet pyetjeve që ata kërkojnë. Ata kërkojnë dhe krijojnë njohuri të reja për të gjetur disa zgjidhje; kurrë nuk është vetëm një përgjigje e saktë, ose vetëm një mënyrë për të gjetur një përgjigje.

Burimet e ndryshme janë pjesë e procesit të hulumtimit, nga kontakti me ekspertë, tek udhëtimet në terren apo edhe te përdorimet e ndryshme të teknologjisë.  Nxënësit bëjnë lidhjet dhe nxjerrin konkluzione, dhe pastaj u jepen opsione se si të prezantojnë mësimnxënien e tyre.  Një pjesë e rëndësishme e kërkimit është reflektim i nxënësit; jo vetëm për atë që kanë mësuar, por për mënyrën se si ata mësuan (Wolpert-Gawron, 2016).  Së fundi, procesi i mësim nxënies bazuar në kërkim të çon në kuptim më të thellë të aftësisë së menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve.

Duke vëzhguar  një klasë  ku kërkimi është një normë, mund të duket paksa e huaj për ata të cilët janë mësuar në një mjedis më tradicional. Tavolinat e renditura në rresht janë zëvendësuar me grupe të vogla të tavolinave, ideale për lëvizjen e lirshme të nxënësve dhe për të krijuar një komunitet në klasë. Idetë dhe pyetjet e nxënësve mund të shfaqen  në mur, si burime dhe frymëzim. Mësuesi nuk do të gjendet në krye të klasës duke dhënë ligjërata, por do të jetë i angazhuar qe nxënësit të promovojnë mësimnxënien.  Nuk është përdorur asnjë libër, meqë nxënësit krijojnë diturinë e tyre përmes ciklit të mësimnxënies dhe zgjidhjes së problemeve, në vend të mësimit përmendësh dhe përsëritjes së fakteve dhe figurave. Ka mungesë në testet standardizuese, të cilat janë matës  i shkëlqyer i diturisë, mësimnxënia e bazuar në kërkim rezulton në zgjidhje personale dhe të ndryshueshme, me vlerësimin e përqendruar më shumë në procesin se si, në krahasim me atë se çka  u mësua (Markham, 2013).  Një ndryshim i kulturës nga udhëzimet e mësuesve tek mësimnxënia e nxënësit ndryshon dinamikën e klasës, duke vendosur në prioritet interesat e nxënësve dhe procesin e zbulimit të përgjigjeve të pyetjeve të tyre.

Duke mos u fokusuar vetëm në përvetësimin individual të njohurive, mësimnxënia e bazuar në kërkim lejon aplikimin e njohurive dhe përmirëson  zgjidhjen e problemeve në situata reale .

Nxënësit bëjnë pyetje,  kërkojnë përgjigje, tregojnë atë që e kanë mësuar, duke promovuar mësimnxënien dhe aftësitë për të kërkuar, angazhuar, reflektuar dhe të marrin veprime me këtë njohuri.

Julie Moberg

Referencat

Markham, T.   (2013, July 13).  The challenges and realties of inquiry-based learning. Retrieved from https://ww2.kqed.org/mindshift/2013/07/03/the-    challenges-and-realities-of-inquiry-based-learning/

Ontario Ministry of Education (2013, May) Inquiry-based earning. Capacity Building Series, 32. Retrieved from             http://www.edu.gov.on.ca/eng/literacynumeracy/inspire/research/CBS_Inq uiryBased.pdf

Wolpert-Gawron, H. (2016, August 11).  What the heck is inquiry-based learning?

Retrieved from http://www.edutopia.org/blog/what-heck-inquiry-based-   learning-heather-wolpert-gawron