SHPËRNDAJE

Potenciali i të rinjve tanë në Teknologjinë Informative – Loja Carshift

Potenciali i të rinjve tanë në Teknologjinë Informative sa vjen e shtohet

Përveç sukseseve të tjera që të rinjtë tanë kanë shfaqur në të kaluarën në  teknologjinë Informative, Genc Sadiku së fundmi ka krijuar një lojë të quajtur Carshift, e cila po tregon sukses të madh.

Koncepti i lojës Carshift bazohet në garat me makina dhe  në kuadër të lojës përfshihen edhe disa qytete kryesore shqiptare si Tirana, Prishtina, Shkupi etj. Loja mund te luhet edhe ne versionin « multiplayer «.

Të gjithë adhuruesit e lojërave online ftohen që ta shkarkojnë dhe ta provojnë lojën e krijuar nga Genc Sadiku.

Argëtim të këndshëm !