SHPËRNDAJE
Digital Image by Sean Locke Digital Planet Design www.digitalplanetdesign.com

Sistemi i arsimit amerikanë është i ndërtuar me casje shumë të lehtë në informata të sakta për procesin e aplikimit dhe mbarëvajtjes së studimeve në SHBA. Po ashtu në çdo institucion të arsimit ekzistojnë këshilltarët (udhëzuesit) që ndihmojnë studentët që të kuptojnë sa më mirë sistemin e arsimit amerikan apo dhe asistojnë studentët në procesin arsimor.

Numri i madh i universiteteve, kolegjeve, programeve dhe vendeve për studime në SHBA, shpeshherë studentëve ndërkombëtarë ua bën të vështirë procesin e përzgjedhjes dhe të qenurit pjesë e Arsimit në SHBA.

Struktura Arsimore në SHBA

Si dhe në shumë shtete tjera perëndimore edhe sistemi i arsimit në Amerikë përbëhet nga arsim publik dhe arsimi privat. Arsimi publik amerikan mbikëqyret nga qeveria shtetërore respektivisht nga Departamenti Amerikan i Arsimit. Kolegjet dhe universitetet private zakonisht, por jo domosdoshmërisht, janë më të vogla sesa kolegjet dhe universitet publike. Më shumë se 4,500 institucione të akredituara ndërtojnë sistemin e arsimit në SHBA. Ndryshe nga shumë vende të tjera, institucionet e arsimit të lartë në SHBA nuk janë të organizuara dhe të menaxhuar në mënyrë të centralizuar, por janë të akredituar në nivel kombëtar ose rajonal nga organe dhe institucione të pavarura të akreditimit.

Niveli i parë- Hapi i parë në arsimim është edukimi parashkollor që fillon në moshën 5 ose 6 vjeçare.
Ndërsa shkollën fillore fëmijët vijojnë mësimet nga mosha 6-7 vjeç duke filluar me klasën e parë deri në klasën e tetë apo në moshën 14 vjeçare

Niveli i dytë ose (arsimi i mesëm)- Nxënësit fillojnë shkollimin në shkollat e mesme në moshën 14-18 vjeç. Niveli dytë ka katër vite të shkollimit. Nga klasa e nëntë deri në klasën e dymbëdhjetë.

• Klasa e 9-të, fillestar – mosha 14 deri 15 vjeç
• Klasa e 10-të, nxënës i vitit të dytë 15 deri 16 vjeç
• Klasa e 11-të, junior 16 deri në 17 vjeç
• Klasa e 12-të, maturantë 17 deri 18 vjeç

 

Niveli i tretë ose (shkolla e lartë)
pas diplomimit të shkollës së mesme (klasën e 12-të), nxënësit në shtetet
e bashkuara mund të regjistrohen në kolegj apo universitet.
pra, niveli universitar dhe akademik fillon pas përfundimit të nivelit të dytë.
këtu përfshihen kolegjet ose universitetet dhe konsiston në dy ose katër
vite studimi VARËSISHTË PREJ PROGRAMIT DHE INSTITUCIONIT.

Drejtimet të cilat ofrohen në shkollimin e mesëm janë: shkolla magnet të specializuara “magnet school”; “magnet school” në sistemin e arsimit amerikan janë të njohura si shkolla me programe dhe kurse të specializuara; shkolla profesionale; dhe edukim special (për personat me nevoja të veçanta). Po ashtu në sistemin e edukimit amerikan ekzistojnë shkolla të mesme cilat përmbajnë lëndë të përgjithshme për nxënësit e shkollës së mesme të ngjashme si ato të gjimnazeve në Evropë.

Studimet përfundojnë me diplomë në “Bachelor” të degëve përkatëse “Bachelor of Arts” dhe “Bachelor of Science”

Kolegji është institucion më i vogël dhe ofron diplomë universitare. Disa kolegje si ato të kolegjeve të komunitetit ofrojnë studime dy-vjeçare. Pas përfundimit të kolegjeve të komunitetit, studenti merr diplomën e quajtur Associate Degree – A. A. Degree, ku me pastaj mund të transferohet në kolegje/universitete katër vjeçare dhe të përfundon studimet themelore – Bachelor.

Universiteti është institucion që ofron gradë universitare dhe pasuniversitare. Universitetet ofrojnë programe pasuniversitare me diplomë Master apo Ph.D. Institucionet Universitare kanë degë të profilizuar si mjekësi, drejtësi apo dhe drejtime profesionale. Disa universitete ofrojnë programe të veçanta, ku studentët e tyre mund të pajisen me diplomë universitare dhe pasuniversitare në kohëzgjatje më të reduktuar. Në përgjithësi, universitetet kanë ofertë më të gjerë të programeve sesa kolegjet për shkak të numrit të madh të studentëve të regjistruar.

Dallimi në mes universiteteve publike dhe kolegjeve private qëndron në mënyrën se si ata janë të financuar. Po ashtu dallimi qëndron në numrin e studentëve, përmbajtja e klasave. Disa nga kolegjet apo universitetet private kanë orientime fetare apo dhe gjinore (studimet i përcjellin vetëm gjinia femërorë).

Pjesë e caktuar e tatimeve të grumbulluara investohen në financimin e Universiteteve Publike ndërsa kolegjet private financohen drejtpërdrejtë nga kontributet private, donacionet dhe të hyrat nga pagesat e studentëve.
Shkollimi në Universitete apo Kolegjet e SHBA-ve janë me kosto të ndryshme varësisht nga kualiteti i institucionit. Mirëpo në sistemin amerikan të arsimit universitetet, institucionet dhe programet e ndryshme ofrojnë përkrahje financiare (bursa) për shkollime.

Bursat mund të fitohen në bazë të meritës së studentit (aplikacioni, nota mesatare, testet standardizuese, eseja, rekomandimet, certifikatat) dhe gjendja ekonomike familjare.
Sistemi i arsimit të lartë
në SHBA

Niveli i parë i studimeve:
Bachelor (UNDERGRADUATE)

Studenti i cili është pjesë e studimeve në kolegj apo universitet konsiderohet si student në nivelin e parë universitar.
Në përgjithësi studimet në nivelin bachelor janë katër vite. Pas përfundimit me sukses të katër (4) viteve vlerësohet si student i diplomuar në nivelin bachelor. Po ashtu në sistemin e edukimit amerikanë zgjedhje tjetër e studimeve janë dhe Kolegjet e Komuniteteve të cilat zgjasin dy (2) vite. Këto kolegje janë me mundësi të bashkëpunimit më të ngushtë në mes të studentit dhe profesorit sepse numri i studentëve është më i vogël dhe hapësira e profesorit është me madhe të punoj me studentë në mënyrë individuale. Dallimi i këtyre studimeve është kohëzgjatja më e shkurtë. Studentët të cilët përfundojnë dy vite në kolegje të komunitetit pajisen me kreditë drejt një diplome për bachelor. Shumica e Universiteteve dhe Kolegjeve kanë marrëveshje të bashkëpunimit me Kolegjet e Komuniteteve për lehtësime më të mëdha për vazhdimin edhe të dy viteve tjera për tu pajisur me diplomë – bachelor.

Kriteret e përgjithshme për pranim në studimet e nivelit të parë janë: aplikacioni, nota mesatare, testet standardizuese TOEFL, SAT, eseja, rekomandimet, certifikatat etj.
Një ndër karakteristikat e sistemit amerikanë është se sistemi amerikanë ofron po ashtu në dhe studime në distancë apo të njohura si studime online për të gjitha nivelet e studimeve.

Niveli i dytë i studimeve: MASTER (GRADUATE)
Studentët e diplomuar në nivelin e parë (bachelor) që janë të interesuar për arsimim të mëtutjeshëm në fusha dhe programe më specifike mund të përfshihen në fusha dhe programe të veçanta. Kohëzgjatja e këtij niveli është dy (2 vjeçar), por ka edhe programe tjera profesionale që zgjasin më shumë. Kriteret për pranim në nivelin e dytë janë të ngjashme me studimet e nivelit të parë: aplikacioni, nota mesatare, testet standardizuese për nivelin mastër, eseja, rekomandimet, certifikatat si dhe propozimi për hulumtim / studim.

Niveli i tretë i studimeve:
Doktoratë PhD (GRADUATE)
Doktorata dhe Specializimet janë niveli i tretë dhe i fundit i Sistemit të Edukimit Amerikan. Niveli i tretë zgjatë tre (3) vjet e më shumë, varësisht prej fushës dhe programit. Kandidatët duhet të kalojnë nëpër provime dhe ekzaminime të provimeve dhe temave të ndryshme në lëmit e përcaktuara nga profesorët e universiteteve.

Rrjeti i Edukimit në SHBA
(EducationUSA)
Rrjeti Edukimi në SHBA (EducationUSA) është pjesë e Departamentit të Shtetit Amerikan, rrjet me mbi 400 qendra këshilluese në shërbim të studentëve ndërkombëtar. Rrjeti është i shtrirë në më se 170 shtete të ndryshme të botës. Rrjeti për Edukim në SHBA (EductionUSA) promovon sistemin e arsimit të lartë për nxënësit dhe studentët në mbarë botën duke ofruar informacione të sakta dhe të plota në lidhje me mundësitë për të studiuar në institucionet akademike të akredituara në SHBA. Gjithashtu rrjeti për edukim në SHBA (EducationUSA) ofron shërbime në arsimimin e lartë të komunitetit për të ndihmuar udhëheqësit institucional në plotësimin e nevojave dhe kërkesave për arritjen e qëllimeve ndërkombëtare.

Rrjeti i Edukimit Amerikan
(EducationUSA) është burim zyrtar për Arsimin e Lartë në SHBA.

American Advising Center
(Education USA) në Kosovë
Një prej 400 qendrave këshilluese është dhe American Advising Center (AAC)- EducationUSA – me seli në Prishtinë-Kosovë. Qendër e themeluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
American Advising Center në Kosovë ofron informacione të sakta, të paanshëm, dhe të plota për studentët e interesuar të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e tyre në universitete dhe kolegje të akredituara në SHBA. Kjo qendër në vazhdimësi mbështetë të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës dhe studentë të tjerë për të gjetur mundësinë e studimeve në SHBA pa dallime etnie, religjioni, moshe, race etj. Këshillat dhe aktivitetet që ofrohen nga American Advising Center janë falas me përkrahje të Ambasadës Amerikane më zyre në Prishtinë.

Aktivitetet dhe projektet të cilët realizohen nga American Advising Center (EduactionUSA) janë të shtrira në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Rol të rëndësishëm në realizmin e këtyre aktiviteteve janë vullnetarët e American Advising Center (EduactionUSA) në Kosovë.
American Advising Center (EduactionUSA) me kapacitetet e veta dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është në shërbim për të ndihmuar studentët, profesorët, edukatorët dhe punëtorët e institucioneve të ndryshme edukativo-arsimore në Republikën e Kosovës.

American Advisig Center (EducationUSA) në Kosovë ofron këshilla dhe asistencë në fusha të ndryshme si: orientim në karrierë, kërkime të universiteteve amerikane, kërkime të resurseve financiare për studime në SHBA, procesin e aplikimit, përgatitja e Testeve Standardizuese (TOEFL, SAT, GRE, GMAT etj). Poashtu kjo qendër është e licencuar nga Educational Testing Services dhe Collegeboard për administrimin e testeve: iBT TOEFL, SAT dhe GRE.
Sistemi i Arsimit Amerikan është dëshmuar si sistem i pranueshëm jo vetëm për qytetarët e saj por dhe për shumë studentë ndërkombëtarë përfshirë dhe studentë nga Kosova. Sot qindra studentë kosovarë janë pjesë e Sistemit të Arsimit Amerikanë. Shumë profesionistë, profesorë, teknikë, mjek, inxhinier, falë sistemit të arsimit amerikanë punojnë dhe veprojnë në mbarë botën.

www.aacks.org