STANDARDET AKADEMIKE, NXËNËSIT DHE MËSIMINXËNIA – PËRGATITJA PËR TË ARDHMEN

STANDARDET AKADEMIKE, NXËNËSIT DHE MËSIMINXËNIA – PËRGATITJA PËR TË ARDHMEN

463
SHPËRNDAJE

Rebecca J Dahl, M.Ed.

Të jetosh, të mësosh, të udhëheqësh, të kujdesesh

Unë kam zgjedhur të jap kontributin tim për revistën Kosova Education me temën “Standardet”. Standardet  ofrojnë themelin e asaj se çfarë “ndodh” me dhe për nxënësit në klasë.

Koncepti i “Standardeve” është një koncept i justifikuar për një baze efektive arsimore. Në botën tonë globale, studentët tanë meritojnë një kornizë të përbashkët të njohurive dhe aftësive akademike – pavarësisht nga vendndodhja, ekonomia, shoqëria, apo politika.

Standardet akademike janë të qarta, standarde të matshme nga ajo  që nxënësit duhet të dinë dhe të jenë në gjendje që të bëjnë në çdo nivel të mësuarit të tyre përderisa ata lëvizin nëpër sistemin akademik. Qëllimi i Standardeve është për të krijuar një bazë për udhëzim, vlerësim, notim, dhe raportim – që çon në marrjen e vendimeve bazuar në të dhëna.

Standardet efektive ofrojnë:

  • Pritshmëri të qarta për nxënësit, stafin, prindërit, administratën dhe komunitetin
    • Nxënësit e dinë atë se çfarë ata dinë dhe çfarë ata duhet të mësojnë.
  • Përmbajtjen dhe aftësitë e zhvilluara nga faza parashkollore deri në klasën 12-të
  • Udhërrëfyes për udhëzime në klasë
  • Dëshmi të qarta të arritjeve dhe të përparimit të nxënësve
  • Rritje të bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve
  • Themelet për një komunikim efektiv ndërmjet të gjithë palëve të interesit
  • Marrje të vendimeve duke u bazuar në të dhëna në lidhje me udhëzime dhe menaxhim

Standardet mësimore ofrojnë një kornizë për atë se çfarë ndodhë në klasë – formulime të qarta të asaj se çfarë do të mësohet në klasë, kuptim të qartë të asaj se si matet mësimnxënia, diferencim për nxënësit individual / grupet, vlerësim që mat aftësitë dhe informacionin e mësuar, lejon përdorim fleksibil të kohës në përputhje me nevojat e nxënësve për mësimnxënie, kërkon burime të shumta, dhe ofron një kornizë për nxënësit që të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Analizimi i të dhënave mund të identifikojë kohën e kontaktit të nxënësve, lëndët e nevojshme, nevojat për zhvillimin profesional të stafit, personelin e nevojshëm, materialet dhe mjetet e nevojshme, si dhe një alokim të një linje të përgjithshme buxhetore.

Vlerësimi duhet të përdoret si një mjet udhëzues. Vlerësimi është një proces i vazhdueshëm dhe përcakton arritjen dhe progresin e nxënësve. Vlerësimi përcakton fokusin mësimor – reflekton atë se çfarë është mësuar, përcakton nivelin e ardhshëm të mësimnxënies / mësimdhënies. Ofron informacione për përmirësim të vazhdueshëm të udhëzimeve. Vlerësimi efektiv mund të ketë një shumëllojshmëri të gjerë të formateve, duke përfshirë:

  • Zgjedhje të shumëfishta
  • Ese
  • Verbale/në të Shkruar
  • Individuale/Puna në grupe
  • Detyra Shtëpie
  • Aktivitetet relevante
  • Debate
  • Lista kontrolli të aftësive
  • Tutorët/Mësimdhënës Bashkëmoshatar
  • Vlerësimet nga bashkëmoshatarët/kolegët
  • Vetë-Vlerësime
  • Projekte / Hulumtime
  • Prezantime

Le të shikojmë deklaratat origjinale në lidhje me standardet. Cila është vlera për mësimdhënësit dhe si standardet e rrisin efektivitetin e mësimdhënësve dhe mësimnxënies te studentët?

Për mësimdhënësit – standardet dhe aftësitë që përputhen ofrojnë një pasqyrë dhe një fokus për vitin shkollor.  Aftësitë progresive ofrojnë  mundësi për mësimdhënësit që të përdorin një shumëllojshmëri të burimeve dhe metodave për të iu mësuar aftësitë – kjo nuk ka të bëjë me atë që vetëm të kalohet nëpër librin mësimor nga një kapitull në tjetrin – por përdorimin e librit mësimor si një burim. Objektivat e vitit shkollor janë të qarta për nxënësit, për prindërit dhe për mësuesit dhe ofrojnë bazën e komunikimit për të gjithë. Vlerësimet ofrojnë një pikë bazë / pikë fillestare dhe një bazë të vazhdueshme të dhënave prej nga mësimdhënësit, administrata dhe menaxhmenti mund të marrin vendime në lidhje me alokimin e burimeve. Sistemi i bazuar në standarde  kërkon rishikimin e sistemeve të notimit dhe të raportimit për të siguruar që informacioni pasqyron realitetin e nivelit të arritjeve të studentëve dhe përgatitjen për nivelin e ardhshëm të mësuarit.

Mesimnxënia  ndodh në një ambient pozitiv, përkrahës  dhe kur nxënësit  e kuptojnë dhe e pranojnë relevancën / vlerën e informacionit. Prindërit, mësimdhënësit, administrata, klima e shkollës dhe komuniteti të gjithë kanë rol në paraqitjen e rëndësisë dhe relevancën e të mësuarit akademik dhe shoqëror. Kjo  pastaj bëhet  fokus në klasë dhe në mjedisin shkollor. Nxënësit pastaj përvetojnë mësimet e mësuara më herët nga themelet e informatave / njohurive – ose e krijojnë një të re! Mësimdhënësit pastaj mund ti ndihmojnë ata me strategji rikujtuese me informata sipas nevojës. Mësimdhënësit dhe struktura e arsimit ofrojnë mundësi për nxënësit për ta përjetuar mësimnxënien.

Nxënësit janë gjithmonë në proces të mësimit. Shqetësim ynë është se çfarë janë ata duke mësuar.

Ne Jemi Duke Dërguar Nxënësit Tanë Përpara – Të Pagatitur Për Një Botë Gjithnjë Në Ndryshim  –

Ne Duhet Të Jemi Gjithnjë Në Ndryshim Me Ta Dhe Për Ta!

Klima e shkollës, siguria, dhe sjellja janë fusha të tjera që lidhen me arsimin ashtu siq janë edhe gatishmëria për karrierë, roli i kulturës dhe trashëgimisë dhe udhëheqja /vetë udhëheqja. Ne mund të flasim për këto më vonë. Arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me fushën akademike, por për jetën dhe të jetuarit.

Rebeka J Dahl, M.Ed.

 

Rebeka J Dahl është një mësimdhënëse kombëtare dhe ndërkombëtare Amerikane  unike në profesionin e saj me një përvojë të thellë dhe të gjerë që mund të krahasohet me shumë pak mësimdhënës të llojit të saj.  Rebeka morri vendimin që të ndjek  rrugët e karrierës që do ti ofrojnë mundësinë që të mësojë rreth:

  • Të mësuarit dhe Nxënësit
  • Efektit/ Rëndësisë Sociale, Ekonomike, Kulturore, dhe të Trashëgimisë
  • Shekullit 21 dhe Implikimeve Globale

Duke qenë e ftuar, Rebeka ka shërbyer në shumë shtete,në borde kombëtare dhe ndërkombëtare duke adresuar çështje mbi rininë, të rinjtë, arsimin, çështjet sociale dhe partneritetet e arsimit/ biznesit. Ajo është drejtoreshë themeluese e Bordit Amerikan të Lidershipit, LLC (American Leadership Board, LLC), që e krijon një rrjet profesional për të promovuar, dhe për të ofruar shërbime për të interesuarit që dëshirojnë të bëjnë një ndryshim në botën e sotme.

Ajo vazhdon studimet e saj, jeton  në një shumëllojshmëri të kulturave dhe kushteve socio ekonomike.

Bota dhe njerëzit janë “arsimi” i Znj. Rebecca; fuqizimi i të tjerëve është “honorari “ i saj.

The world and its people are Ms. Rebecca’s  “education” ; the empowerment of others is her “honorarium”.

Rebecca J Dahl, M.Ed.

Copyright,