Rreth nesh

Rreth nesh

Kosova Education është revista e vetme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni që trajton tema ekskluzivisht në lidhje me: Arsimin, Shkencën, Teknologjinë, Kulturën etj.

Qëllimi kryesor i revistës është sensibilizimi i opinionit publik për rëndësinë e arsimit cilësor në shoqërinë tonë, duke iu ofruar lexuesve informata dhe perspektiva nga më të ndryshme nga fusha e arsimit në mënyrë që të stimulohet dhe të inkurajohet një debat me i gjerë shoqëror mbi arsimin duke u përcjellë me veprime konkrete nga akteret relevant.

Revista do të përfshijë tema kryesisht relevante me arsimin në Kosovë, në vendet e rajonit dhe më gjerë, të arriturat, ngecjet dhe sugjerime të metodikave më të reja të aplikimit në mësimdhënie & mësimnxënie.

Duke e pas parasysh që tematikat e trajtuara në këtë revistë janë kryekëput në lidhshmëri me arsimin, si dhe duke pas parasysh që lexuesi do të jetë person që interesohet në lidhje me këto tema atëherë konsiderojmë që revista do të jetë vend i përsosur për institucionet private si Universitetet, shkollat, kurset shkollat profesionale etj që të komunikojnë dhe të informojnë drejtpërsëdrejti prindërit, studentët potencial apo edhe me profesorë dhe mësimdhënës të kualifikuar.

Blloqet standarde të revistës do të jenë: Arsimi Publik; Arsimi Ndërkombëtar; Karriera dhe Edukimi; Teknologjia Informative & Edukimi; Arsimi Jo Formal; Psikologji & Edukim; Jeta Studentore; Teste të Personalitetit; Legjislacioni & Arsimi ; Mësimdhënia & Mësimnxënia; Garat e Diturisë; Edukimi Shëndetësor; Intervistë dhe Chill Out ;

Target Grupi i Lexuesve do të jenë: prindërit, nxënësit e shkollave të mesme, studentët, mësimdhënësit, zyrtarët relevant etj.
Distribuimi / Çmimi /Shtypi: Revista do të publikohet çdo dy muaj, fillimisht do të shtypet në 3500 kopje dhe do të distribuohet GRATIS, në universitete, shkolla, qendra kulturore, institucione arsimore relevante, qendra tregtare, aeroport etj. Qëllimi ynë është që në të ardhmen të mund ta shtypim edhe në 5000 e deri në 7000 kopje. Revista do të shpërndahet edhe ne Shqipëri dhe Maqedoni dhe shumë shpejt do të fillojë edhe versioni adekuat i këtyre shteteve.

Portali: Revista gjithashtu do të përcillet edhe me portal me domain relevant si dhe me versionin online PDF me qe rast të interesuarit do të mund të shkarkojnë edhe versionin PDF ose të regjistrohen me qëllim të pranimit të versionit PDF në mënyrë elektronike. Portali do të suportohet edhe nëpërmjet rrjetev sociale siq është facebo dhe ne konsiderojmë që brenda vitit 2016 versioni elektronik PDF do të shpërndahet edhe deri në 20000 persona.