SHPËRNDAJE

                                       
ARSIMI NË LËVIZJE

Të jetuarit, mësimi, udhëheqja, kujdesi

Rebecca J Dahl, M.Ed.

Kam kaluar muajin e fundit duke marrë pjesë në konferenca për politika ndërkombëtare dhe arsim dhe kam vendosur të ndaj pikat kryesore, në vend që të hyj në detaje që janë të theksuara në konkluzionet e mia në numrin e parë të revistës Kosovo Education.

Konferenca  dukej se e adresonte deklaratën time “ Arsimi nuk është vetëm për qasjen akademike, por për jetën dhe të jetuarit”.

Pjesëmarrësit dhe prezantuesit  përfshinin mësimdhënësit, si dhe ata nga bota e biznesit , qeverisë, korporatave /sipërmarrësve,  shëndetësisë/mjekësisë dhe sektorit shoqëror.

Një mesazh konsistent në të tri konferencat,  nga prezantuesit dhe në diskutime ishte:
Arsimi sipas definicionit, infrastruktura, metodologjia  dhe shërbimet është duke ndryshuar.  Kjo nuk do të ndodh  “brenda natës”  por  lëvizja  po ndodh  në shkallë  të ndryshme, në vende të ndryshme kudo në botë.

Arsimimi është për përgatitjen e gjeneratës së re për të ardhmen. Kjo kërkon më shumë se vetëm informatat e pasqyruara në rezultatet e provimeve. Nxënësit kanë nevojë për njohuri dhe përvojë duke filluar që nga vitet e hershme të jetës. Disa i referohen kësaj si “shkathtësi të buta”.

Përveç arritjeve në kurset themelore duke përfshirë të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit – në gjuhën amtare dhe për shumë gjuhë dytësore dhe terciare – “shkathtësitë e buta” duhet të përfshijnë:

  • Udhëheqje / Vetë-udhëheqje
  • Planifikim Strategjik
  • Përgjegjësi shoqërore
  • Ndërtimin e ekipit / Bashkëpunimi
  • Zgjedhje të shëndetshme të jetesës
  • Kreativiteti
  • Komunikim efektiv
  • Inovacioni
  • Diskutim/ Debate/ Zgjedhje të problemeve
  • Ndërtim i vetëbesimit
  • Vendimmarrje efektive
  • Gadishmëria e karrierës

Duke u bazuar në eksperiencën time, do të përfshija gjithashtu  njohjen dhe të kuptuarit e rolit të kulturës dhe trashëgimisë, poashtu dhe respekt për diversitetin.
Disa nga fushat në të cilat kanë ndikim këto lëvizje janë:

  • Vendime të bazuara në hulumtime dhe metodologji, sesa marketing me terme trendi
  • Dizajnimi dhe përdorimi i hapësirave fizike – klasa, shkollat / objektet e të mësuarit
  • Roli i mësimdhënësit të jetë më lehtësues, udhëheqës dhe mbështetës
  • Integrimi i teknologjisë, medias, robotikës (STEM, STEAM, STREAM dhe më shumë)
  • Përmbajtja/Planprogrami/Mësimdhënie të cilat nuk përqendrohet vetëm në libra shkollore (disa vende tanimë kanë filluar mos të kenë libra shkollorë). (Librat shkollore mund te jene nje burim)
  • Largim nga metodologjia e vlerësimit kur testet dhe provimet e ndryshme janë kritere kryesore vlerësimi të “suksesit” – të shkohet drejt një fushe më të gjerë të kritereve dhe metodologjive të vlerësimit / notimit.
  • Rritje të bashkëpunimit përbrenda shkollës dhe në mes të shkollave të ndryshme
  • “Urë lidhje” me bizneset dhe komunitetet me perspektiva lokale dhe globale

Mbi të gjitha, një fokus më i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm në qëllimin e edukimit si një mjet për përgatitjen e të rinjve për të ardhmen.

Përsëri duhet të themi që, kjo nuk do të ndodh “brenda natës” por lëvizja po adresohet nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë dhe kjo do të ndodh.

Ne Po i Dërgojmë Nxënësit Tanë Përpara – Të Përgatitur Për Një Botë Në Ndryshim të Vazhdueshëm – Ne Duhet Të Jemi Në Ndryshim Të Vazhdueshëm Me Ta Dhe Për Ta – dhe, Për Ne dhe Për Botën Tonë Globale.!


Artikull i shkëputur nga numri i II-të i revistës Kosova Education.

Për të pranuar falas revistën e plotë ju lutem dërgoni email në kosovaeducation@gmail.com .

Ju ftojmë ta shpërndani artikullin në rrjetet tuaja sociale.