SHPËRNDAJE

“International Baccalaureate” – Arsimimi Ndërkombëtar në Tiranë

Nga Blendi Salaj

Zgjedhja e shkollës së duhur është sigurisht njëra nga dilemat më të forta për çdo prind, dhe bëhet akoma më e vështirë në mjedisin arsimor shqiptar që prej vitesh vuan mungesa të shumta. Ndërhyrjet e politikës në emërime, tekstet e dobëta me gabime trashanike, mësuesit me formimin tjetër për tjetër janë bërë tashmë pjesë e folklorit urban e rural, e ndërsa puna për rregullimin e kësaj katrahure është pamohueshëm e vështirë dhe e vazhdueshme, unë nuk dua t’ju përsëris shqetësime që i njihni, por t’ju rrëfej për një alternativë të shkëlqyer, një shkollë ndërkombëtare që quhet “World Academy of Tirana, e vetmja e këtij lloji më Shqipëri. “World Academy of Tirana” (wat.al) është një IB World School, tërësisht e autorizuar për tërë ciklin parauniveristar, nga parashkollori deri ne klasë të 12 (PYP, MYP dhe DP), një status jo i vetëvendosur, por i dhënë pas një pune rigoroze disavjeçare nga Organizata “International Baccalaureate” me qendër në Gjenevë dhe me shkolla në mbi 100 vende të botës. Këtu, lexues i nderuar e prind i interesuar, më lejo të bëj një hap pas për të shpjeguar shkurt se ç’është “International Baccalaureate” (mëso më shumë në adresën: ibo.org).

IB u formua në vitin 1968 si një sistem arsimimi alternativ që ofrohet nga klasa e parë fillore deri në fund të shkollës së mesme. Fillimisht IB u vinte përshtat fëmijëve të familjeve që lëviznin nga një vend në tjetrin (diplomatë, punonjës të kompanive shumëkombëshe) të cilët duke lëvizur nga një sistem shkollor në tjetrin hasnin vështirësi në vijimësinë e arsimimit dhe përshtatjet e notave. Me kalimin e viteve, dhe me mbështetjen e OKB-së, International Baccalaureate, fitoi një reputacion të jashtëzakonshëm, si një sistem arsimor mbarëglobal, rigoroz dhe shumë kreativ, duke u kthyer në një burim të preferuar studentësh për universitetet më prestigjioze. Nxënësit që diplomohen në IB në fund të gjimnazit shfaqin cilësi të lakmueshme, për shkak të formulës dhe metodës gjithëpërfshirëse të arsimimit, ndaj dhe i kanë dyert çelur, kudo ku duan të shkojnë në universitet. Sot ka mbi 4,655 shkolla IB në çdo kontinent, dhe njërën e kemi në Tiranë, World Academy of Tirana. Tani, më lejoni t’ju jap arsyet pse WAT është zgjedhja e duhur për fëmijën tuaj.

  1. Profili i nxënësit është në zemër të metodës IB dhe përshkon të gjitha etapat nga fillorja në gjimnaz. Profili ka si qëllim krijimin e individëve me mendësi ndërkombëtare, që nuk janë thjesht profesionistë të së ardhmes, por njerëz me mendim kritik dhe shpirt të madh. Nxënësit IB janë (dhe tani po citoj metodën) të ekuilibruar, të dashur, komunikues, kuriozë, të dijshëm, mendje hapur, parimorë, reflektues, që ndërmarrin risqe, dhe që mendojnë. Çdo orë mësimi në “World Academy of Tirana” sillet rreth këtyre vlerave, për t’i formuar nxënësit në qytetarë të përgjegjshëm dhe me vlerë.

  1. Ndërkombëtarizimi që ofrohet në një shkollë IB është një vlerë e jashtëzakonshme për fëmijët. Jo vetëm mësuesit janë amerikanë, francezë, holandezë (etj.) por edhe nxënësit vijnë në “World Academy of Tirana” nga kontinente të ndryshme. Në këtë mënyrë fëmijët shqiptarë në WAT nuk vuajnë as nga racizmi e as nga servilizmi ndaj të huajve. Përkundrazi, rriten dhe mësojnë së bashku, shkëmbejnë kultura dhe përvoja, si qytetarë të Botës pa ndasi e kufij.
  1. Anglishtja e shkëlqyer që flasin të gjithë nxënësit në WAT është një vlerë tjetër. Më ka qëlluar shpesh të kem të bëj me individë që pretendojnë se dinë anglisht, por që në fakt flasin shqip me fjalë anglisht, duke mos respektuar formën, e duke mos njohur idiomat e anglishtes (më keq akoma kur këta janë mësues anglishteje). Në WAT mësimi zhvillohet anglisht (të gjitha lëndët përveç orëve të Gjuhës shqipe), dhe fëmijët mësojnë nga individë që anglishten e kanë gjuhë të parë, duke arritur një nivel të padallueshëm nga fëmijët që anglishten e kanë gjuhën e nënës.
  1. Garancia e “autorizimit IB” që vetëm “World Academy of Tirana” e ofron në Shqipëri duhet të jetë një pikë e fortë besimi për prindërit që kërkojnë më të mirën për fëmijët e tyre (e cili prind nuk e do?). Të autorizohesh si një Wordl School nuk është e lehtë pasi Organziata “International Baccalaureate” është jashtëzakonisht e disiplinuar, kryen kontrolle dhe vizita të shpeshta dhe i autorizon shkollat vetëm pasi të kenë arritur një standard cilësie në mësimdhënie që është i barabartë me shkollat më të mira IB kudo në botë. Unë kam vizituar shkolla IB në Pragë dhe Milano, kam takuar mësues anglezë, gjermanë e amerikanë, e mund t’ju siguroj se WAT është një World School, në kuptimin e plotë të fjalës.

  1. Ambientet shkollore të një cilësie fantastike që WAT ofron këtë vit me shkollën e re duhen përmendur. Godina ndodhet në kodrinat pranë TEG-ut ku nxënësit transportohen çdo ditë për të shfrytëzuar klasa të mëdha, laboratorë shkencorë të pajisur sipas standardit bashkëkohor, dy biblioteka, palestër, sallë baleti, kafeteri dhe fusha sportive (madje dhe një kopsht për të rritur prodhime bio) në mjediset e jashtme. Në këtë mënyrë WAT u ofron fëmijëve, jo vetëm një mjedis mësimor, por edhe një hapësirë për tu rritur mendërisht dhe shpirtërisht në qytetarë të shekullit të 21-të, që formohen lokalisht, për të jetuar dhe punuar globalisht.

Mos harro të mësosh më shumë për sistemin IB tek ibo.org dhe mbi “World Academy of Tirana” tek wat.al.

Për informata tjera apo për regjistrim nga Kosova kontaktoni kosovaeducation@gmail.com

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakArsimi Në Finlandë