SHPËRNDAJE
A thua ekziston diçka e tillë  si KËNAQËSIA E TË MËSUARIT”?! A thua si paraqitet ky emocion tek njerëzit e ndryshëm?! A është kjo kënaqësi e ngjashme me ndjenjën e kënaqësisë që njerëzit ndjejnë pas ndonjë suksesi?!
Padyshim që përgjigjet në këto pyetje njerëz të ndryshëm do të mund të përgjigjeshin në forma të ndryshme varësisht nga përvojat e tyre jetësore.

 

Sido që të jetë nëse pajtohemi që nga çdo përvojë e re pozitive qoftë ajo e ndonjë suksesi apo e gjetjes së ndonjë zgjidhje për ndonjë problem, apo të mësimit të diçkaje të re e cila na ka lënë përshtypje, njerëzit përjetojnë një emocion gëzimi dhe kënaqësie.

Puna është si të përjetojmë këtë kënaqësi gjatë gjithë rrugës së mësimit e posaçërisht në finale të saj kur nxjerrim në pah rezultatin e atij angazhimi.?!  Pra, jeta është plot përvoja e mësime nga më të ndryshmet. Shumë nga ato na japin gëzim dhe lumturi por ka raste kur njerëz të ndryshëm përjetojnë raste të hidhura dëshpërimi. Njerëzit patjetër që kalojnë nëpër procese mësimi gjatë gjithë jetës, disa nga ato me vetëdëshirë dhe vetëdije e disa të rastësishme dhe të paplanifikura.

Nëse do të ishte mundësia e zgjidhjes, atëherë shumica do zgjedhin mësimet apo përvojat më të mira të jetës. Atëherë, njeriu me mundësinë e zgjedhjes mund të kanalizojë mësimet që dëshiron ti mësojë duke zgjedhuar ato që i japin kënaqësi.

Kur jemi te procesi i mësimit mësimdhënës dhe nxënës atëherë megjithatë mësimdhënësit i bie përgjegjësia që mësimet që duhet përcjelle tek nxënësit e tyre ti transmetojë në atë mënyrë që nxënësit ti duken interesante e pse jo edhe tu ofrojë atyre kënaqësi që njihet si “Kënaqësia e Mësimit”

Nga shumë hulumtues janë nxjerrë konkludime që kënaqësia e të mësuarit vjen nga përvoja e suksesit. Mësimdhënësit mund ta inkorporojnë këtë në metodat e tyre mësimore duke mundësuar procese të shkurta dhe të vogla mundësie suksesi si pjesë e një suksesi më të madh. Të arriturat e vogla ndikojnë si shtytës apo motivues tek nxënësit drejt një suksesi më ë madh.

Loja ofron mundësi për të përjetuar kënaqësinë e të mësuarit posaçërisht tek fëmijët në mosha të hershme. Edhe pse fëmijët mund mos ta konsiderojnë lojën si një mjet për të mësuar, vetë loja paraqet një aktivitet të rëndësishëm dhe me kuptim. Edhe pse në sy të të rriturve loja nuk prodhon asgjë konkrete apo madhështore, nga ana tjetër fëmijët e strukturojnë rrethin e tyre nëpërmjet lojës Të menduarit dhe veprimi bashkohen gjatë lojës së tyre. Loja është mënyra e fëmijëve për të kërkuar kënaqësi. Pse nuk përdoret kjo më shumë në mësimdhënie?

Kënaqësia e të mësuarit përjetohet së bashku edhe me një ambient apo përvojë lirie.

Një fëmijë luan, mëson dhe kënaqet në lojën e tij nëse gjatë lojës përjeton ndjenjën e lirisë. Liri në relacion me mësimdhënësin, kujdestarin apo prindin. Një nxënës i lirë është më kureshtar dhe më kreativ.

Kënaqësia e të mësuarit nuk përjetohet në nguti. Pasi që kjo ndjenjë lidhet ngushtë me momentin e kryerjes së detyrës apo punës së caktuar ngutia nuk e ndihmon arritjen e këtyre qëllimeve. Ngutia mund të ndikojë në mos arritjen e rezultait të dëshiruar e edhe në humbje të kënaqësisë.

Kënaqësia e të mësuarit sjell situata kur detyra e caktuar dhe nxënësi bashkohen . Balansi në mes të aftësive të nxënësit dhe të detyrës në fjalë është shumë i rëndësishëm.  Një nxënës duhet ta konsiderojë detyrën e caktuar kuptimplotë për të sepse përkushtimi i vërtetë nuk ndodhë nëse nuk e konsiderojnë detyrën si diçka të vlefshme. Nxënësi duhet gjithashtu të ndjehet që është i aftë për ta kryer detyrën e caktuar. Ndjenja e aftësisë i ofron nxënësit guxim dhe përfaqëson kuptimin e kënaqësisë së të mësuarit si një guxim për u ballafaquar me sfida

Kënaqësia e të mësuarit është gjithashtu edhe kënaqësi e përbashkët. Është intersi i përbashkët i nxënësve dhe mësimdhënësve që së bashku të arrijnë qëllimet dhe të përjetojnë kënaqësinë e të mëuarit.

Fjalimet e gjata mund ta dëmtojnë kënaqësinë e të mësuarit. Nxënësi duhet të jetë në qendër të vëmendjes dhe të situatës së mësimit. Nëse vetëm mësimdhënësi është aktiv dhe vazhdon të flet i vetëm për ndonjë njësi mësimore, atëherë në mungesë të vëmendjes ndaj tyre dhe në mungesë të mundësisë për të vepruar roli i nxënësve është vetëm të dëgjojë, të lodhet dhe të mërzitet.

Mundësia që mund ti ofrohet nxënësve për të marrë vendime në lidhje me procesin mësimor që e përkrah mësimnxënien e tyre, forcën dhe suksesin e forcojnë kënaqësinë e të mësuarit.

Fundja nxënësve duhet tu pëlqejë përmbajtja e asaj që do të mësojnë.

Artikull i shkëputur nga revista Kosova Education

Për ta pranuar falas versionin PDF ju lutem na dërgoni email adresën tuaj në kosovaeducation@gmail.com .

Do ju ishim mirënjohës gjithashtu po që se do ta bënit Like dhe Share faqen tonë në facebook.

Lexim të këndshëm

Ref: The Creativity PostAnnie Murphy Paul  “Where’s the Joy in Learning?“, research of Taina Rantala and Kaarina Määttä.