SHPËRNDAJE
K O N K U R S - Rekrutimin e kadetëve për shkollim në Akademinë Ushtarake/Universiteti i Zagrebit
K O N K U R S - Rekrutimin e kadetëve për shkollim në Akademinë Ushtarake/Universiteti i Zagrebit

Në mbështetje të nenit 145, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjin Nr.03/L-045 për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ligjin Nr. 03/L-46 për Forcën e Sigurisë së Kosovës, neni 12, dhe Rregulloren Nr. 02/2013 për Rekrutimin në FSK, neni 12, paragrafi 3, si dhe duke pasur për bazë ofertën e Republikës së Kroacisë, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës shpall:

K O N K U R S
Për rekrutimin kadetëve për shkollim në Akademinë Ushtarake/Universiteti i Zagrebit të Republikës së Kroacisë-Viti Akademik 2017/2018

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) ushtron mbikëqyrje civile dhe kontroll demokratik mbi FSK-në dhe udhëhiqet nga Ministri i FSK-së, i cili i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Ministria është përgjegjëse për zbatimin e politikave qeveritare për sa iu përket çështjeve që ndërlidhen me FSK-në dhe po ashtu do të veprojë edhe si shtab i nivelit më të lartë të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë krejtësisht vullnetare e ndërtuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si instrument i sigurisë është që ta mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës. Detyrat fillestare të Forcës së Sigurisë janë; Të marrë pjesë në operacionet për reagim ndaj krizave, përfshirë operacionet në mbështetje të paqes. Kjo do të përfshijë operacionet jashtë territorit të Republikës së Kosovës, ku do të ftohet për këtë qëllim; të ndihmojë autoritetet civile në përgjigje ndaj fatkeqësive natyrore, fatkeqësive dhe emergjencave tjera, madje edhe si pjesë e një përpjekjeje reaguese regjionale apo ndërkombëtare; të kryejë shkatërrimin e mjeteve shpërthyese; të ndihmojë autoritetet civile përmes operacioneve të mbrojtjes civile.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) bën pranimin e një (1) kadeti i cili do të studiojë në Akademinë Ushtarake/Universiteti i Zagrebit të Republikës së Kroacisë në programet;

-Lidership Ushtarak ose Inxhinieri Ushtarake

I) PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË AKADEMINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË KROACISË

Kandidati që aplikon për pranim në Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë duhet;
• Të jetë i lindur në vitin 1995 ose më vonë,
• Të ketë shkollën e mesme të përfunduar,
• Të mos jenë nën hetime/akuzë penale (pa procedura të vazhdueshme/tanishme)
• Të kenë një dëshmi të verifikimit në lidhje me hetimet/akuzat penale (pa verdiktin përfundimtar për akuzat penale) vërtetimin nga gjykata,
• Të përmbushurin kriteret mjekësore, psikologjike, fizike dhe të sigurisë për kadetë,
• Të kenë njohuri të mira të gjuhës kroate (meqenëse programet e studimit janë në gjuhën kroate),
• Njohuri të gjuhës angleze ( e dëshirueshme).

Testet që aplikohen për pranim në Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë;
• Intervista fillestare në gjuhën kroate,
• Testi me shkrim i njohurive në gjuhën kroate,
• Ese në gjuhën angleze- (Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme),
• Testi fizik,
• Testi IQ,
• Kontrollimi mjekësor,
• Intervista përzgjedhëse.

Procedurat e detyrueshme para regjistrimit të kandidatëve në Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë;

Kandidati sjell në intervistë:
• Certifikatën e sjelljes së mirë,
• CV-në në gjuhën kroate (formati Europass)
• Pyetësorin e plotësuar për kontroll të sigurisë – Niveli III,
• Formularin dhe certifikatën e përmbushur dhe të certifikuar për nivelin e aftësive fizike dhe psikologjike,

Pas pranimit të informacioneve në lidhje me pranimin e kandidatit nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, kandidati është i detyruar për të përmbushur pikat në vijim deri më 12 Maj 2017:

• Të regjistrohet si një përdorues i ri në faqen e internetit www.postani-student.hr,
• Gjatë procesit të regjistrimit, përdoruesi do të pranojë përmes mesazhit (SMS) mbiemrin e tij, fjalëkalimin, PIN dhe TAN;
• Hyrje në të dhënat personale dhe informacionet e edukimit,
• Hyrje në notat e të gjitha lëndëve që ai/ajo ka pasur në shkollën e mesme,
• Regjistrohu për programin e dëshiruar të studimit.

Regjistrimi: Kandidati i pranuar në Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë duhet të dorëzojë këto dokumente deri me datë 30 Qershor 2017:

• Dëshmi e shtetësisë sipas të cilave kandidati aplikon (kopje të pasaportës të certifikuar nga një Noter Publik).
• Dëshmi e përfundimit të shkollës së mesme – kopje të certifikatave shkollore për çdo vit të shkollës së mesme me përkthim të vërtetuar në gjuhën kroate,
• Kopje e lëshuar e diplomës shkollore me përkthim të vërtetuar në gjuhën kroate,

Dokumentet për aplikim në Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë;
• Dëshmi, certifikata, mirënjohje (nëse posedon),
• Diploma e shkollës së mesme apo dëshmia e diplomimit së bashku me dëftesat për të gjitha vitet e shkollimit të mesëm( kopje e vërtetuar),
• Vërtetimi nga gjykata që nuk është nën hetime apo i ndjekur penalisht,
• Ekstrakti i lindjes,
• Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës,
• Dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).

II) KOHËZGJATJA E STUDIMEVE- 4 VITE

III) AFATI I KONKURRIMIT;

Afati i konkurrimit për shkollim në Akademinë Ushtarake të Republikës së Kroacisë do të jetë i hapur prej 03 prill 2017 deri më 14 prill 2017.

Si të aplikoni;
Formularët për aplikim janë në dispozicion në Komandën e Forcave Tokësore, apo në web faqen e MFSK-së, www.mksf-rks.org , apo www.rks-gov.net/mfsk ku gjendet shpallja e konkursit. Formularët duhet të dorëzohen personalisht, në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Kandidatët duhet t’ia bashkëngjisin aplikacionit kopjet e dokumenteve që dëshmojnë përmbushjen e kushteve të nevojshme. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen! Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 603-355/199.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike